Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me rrymë.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo ka thënë se Shqipëria po e ndihmon Kosovën sërish, ndërsa në Kosovë disa mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.
“Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.
Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale.
Shqipëri, tu rritë nderi!