Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedurë

Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje për Ligjin për Specialen, por vetëm në procedurë

U.D. e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

Në fokus të takimit ishte Ligji për Specialen, ndërsa pas përfundimit të tij, Çitaku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Ajo ka thënë se mes palëve nuk ka dallime sa i përket përmbajtjes, por vetëm lidhur me procedurën.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha U.D. e kryetares së PDK-së.

Related Articles