Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së rëndë ndodhur mbrëmë në Pejë.
Ajo ka pyetur se a ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta.
Çitaku ka thënë se si institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.
Reagimi i plotë:
A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?
Në rrugë jo. Në vend të punës jo. Në shtëpi jo.
Dhimbje padund për jetët e që po shuhen dhunëshëm çdo ditë.
Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.
Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme.