Çitaku: PDK nesër në Kuvend kërkon miratimin e Rezolutës për Procesin në Hagë

Çitaku: PDK nesër në Kuvend kërkon miratimin e Rezolutës për Procesin në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës në seancën e parë të punës në Kuvendin e Kosovës, pra nesër, do të kërkojë që të miratohet Rezoluta për Procesin në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila fillimisht falënderoi të gjitha subjektet politike të cilat dje në solidarizim me luftëtarët që po gjykohen në Hagë, shtynë seancën për në orën 17:00.

“Ka momente kur politika hesht, dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momentet. Në seancën e parë të punës bashkë me marrëveshjet ndërkombëtare do të kërkojmë që të miratohet Rezoluta e përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë”, tha Çitaku.

Përmes kësaj rezolute kërkohet që Dhomat e Specializuara të Hagës, ta kthejnë procesin në binar të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Related Articles