Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar kryeministrin shqiptar për fjalimin e tij në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Çitaku shkruan se Edi Rama në Kie, mori përsipër me vetëdije dhe pa asnjë interes betejën për të vërtetën e UÇK-së.
Postimi i plotë:
Edi Rama, faleminderit.
Faleminderit që me elokuencë të pashoq, me argumente dhe me guxim dekonstruktove raportin monstruoz të senatorit Dick Marty.
Edi Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë.
E vërteta dhemb, por mëpas shëron.