Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një deklaratë për media ka reaguar ndaj këngës së deputetes dhe këngëtares Edona Llaloshi, e cila i këndoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë “Jam Albini, pushkë me qitë”.
Çitaku ka thënë se kjo është një formë e tepruar adhurimi dhe e rrezikshme për shëndetin e demokracisë.
Ajo theksoi se është e kuptueshme që mbështetësit mund të shprehin adhurimin për liderin e tyre, por kjo formë e përcjellë në një tubim partiak është e papranueshme.
“Sikur të ishte skeq humoristik, sigurisht se kishim me u shkri t’u qesh. Pamje si kjo ku një deputete. Një këngëtare i këndon liderit në prani të tij, në një organizim politik, ndodhin vetëm në Korenë e Veriut”, tha Çitaku në “DPT te Fidani”.
“Është e kuptueshme kur mbështetësit ta bëjnë emrin tatoo, të adhurojnë, të këndojnë, ia len edhe emrin fëmijës, atë e kuptoj, por edhe ajo nuk shkon, sepse ne nuk jemi zota, jemi njerëz”, vijoi tutje ajo.
