Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka deklaruar kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë intervistave po sillet si analist i pavarur, raporton Gazeta “Enigma”.
Çitaku ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në Facebook pas një interviste të Kurtit, që sipas saj ai ka ofenduar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
“Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini. Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë i Çitakut:
Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.
Në një intervistë për mediumet italiane, suksesshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini.
Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.
Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën.
Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lapsus nga ana e gazetarit. /GAZETA ENIGMA/