Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.
Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se “egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova”.
“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku pas dështimit të 35-të të Kuvendit për konstituim.