Çitaku: Për Kurtin qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm

Çitaku: Për Kurtin qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkon të qeverisë i vetëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, “sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë ‘referendumin’, jo zgjedhjet”.

“Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot. Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat. Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më. Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona”, ka shkruar ajo.

“Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës. Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet. Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm. Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij. Pesë vite me pushtet absolut. Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë. Jo më, A.K. Tashmë nuk je më i pasprovuar. Populli e di kush je dhe çfarë sjell qeverisja jote”, ka shkruar Çitaku.

Related Articles