Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar refuzimin e kryeministrit Kurti për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku tha se ky refuzim i Kurtit është një marrëzi, pasi në njërën anë Aleksandër Vuçiqin po e takon pa kushte, kurse Ramës po i vendosë kushte.
Sipas Çitakut, Kosova nuk është një lodër, duke e këshilluar kryeministrin që t’i lërë inatet e hatërmbetjet personale.
Postimi i plotë:
Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.