Çitaku për Osmanin: Kemi nevojë për president që e ruan unitetin e Kushtetutën, e jo aleatët e dikurshëm

Çitaku për Osmanin: Kemi nevojë për president që e ruan unitetin e Kushtetutën, e jo aleatët e dikurshëm

Sekretarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se intervista e mbrëmshme e Presidentes Vjosa Osmani, vetëm sa forcoi argumentin e kësaj partie se Kosova ka nevojë për një president që e ruan unitetin qytetar dhe Kushtetutën, “e jo aleatët e dikurshëm”.

Çitaku tha se Osmani mbrëmë vetë i deklaroi disa favore që i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, teksa tha se gjatë gjithë mandatit ka qenë në sikron të plotë me këtë parti.

“Znj.Vjosa Osmani ose ka qenë e heshtur në rastin më të mirë ose në sikron të plotë me Vetëvendosjen”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo konfirmoi se deputetë të kësaj partie kanë folur me Osmanin.

“Unë e di që ka pas deputetë edhe të PDK-së që kanë kontaktuar, por jo vetëm me znj.Osmani. Edhe z.Andin Hoti i ka telefonuar disa prej deputetëve të PDK’së indidvidualisht”, shtoi Çitaku në RTV Dukagjini.

“Unë mendoj që edhe intervista e djeshme e Presidentes Vjosa Osmani vetëm sa e forcoi argumentin e PDK’së që Kosova ka nevojë për një president që si sytë e ballit e ruan unitetin qytetar edhe Kushtetutën, e jo aleatët e dikurshëm politik edhe partitë”, ka thënë Çitaku.

Për situatën në të cilën ndodhet vendi, ajo tha se përgjegjësia e plotë bie mbi VV-në.

Related Articles