Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me video-n e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej keq e më keq për partitë politike në vend, si dhe për ish-liderët e vendit.
Ajo tha se kjo Qeveri, problemet para fytyrës po i shmang, ndërsa përgjegjësive po iu ikën.
“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi”, tha Çitaku.
Madje ajo theksoi se s’ka asnjë investim kapital, zero rritje pagash dhe të gjitha punët janë në ngarendje.
“Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video”, shtoi Çitaku.