Çitaku për videon e VV-së: E vetmja e arritur e kësaj Qeverie është rikthimi i agrgatëve

Çitaku për videon e VV-së: E vetmja e arritur e kësaj Qeverie është rikthimi i agrgatëve
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Vetëvendosjes për videon e saj propaganduese për energjetikën, në të cilën sulmon ish-liderë që tanimë ndodhen në Hagë e opozitën e tanishme.

Çitaku ia ka rikujtuar VV-së se kjo parti e ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë enegjetike.

“Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të”, ka shkruar ajo.

Ajo ka rikujtuar faktin se VV as nuk e ka sjellë projektin e MCC-së dhe sipas saj “asnjë projekt tjetër në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të.

Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë.

E vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëhere.

Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka.

Related Articles