Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin dhe Mimoza Ahmetajn si nënkryetare.
Çiatku më tutje u shpreh se Musmurati dhe Ahmetaj janë profili politik për të cilin ka nevojë Kosova.
“Jashtëzakonisht krenare që PDK sot zgjodhi dy zonja të nderuara si nënkryetare. Besianë Musmurati dhe Mimoza Ahmetaj janë profili politik për të cilin ka nevojë Kosova. Profesioniste të dëshmuara, me integritet dhe kredibilitet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.