Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është “e ditur botërisht” që Qeveria e Kosovës është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura.
Ajo ka thënë kështu pas akuzave të fundit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, se ka ndërhyrë në Raportin Kombëtar të Auditorit për vitin 2023.
“Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyrën e Auditorit që të “korrigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka shkruar Çitaku.