Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka reaguar pasi Kosova sot ka arritur marrëveshje me Serbinë, në Bruksel, në kuadër të energjisë, shkruan Gazeta Enigma.
“Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015”, tha ajo.
Tutje ajo ka shtuar se “po të njëjtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistente tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pasë gabim atëherë, apo e ka gabim tash?”.
“Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Enigma/