Çitaku reagon pas videos së LVV-së: Propaganda në vend të punës

Çitaku reagon pas videos së LVV-së: Propaganda në vend të punës

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku prezantoheshin ‘arritjet’ e VV-së gjatë katër viteve të qeverisjes.

Çitaku ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes ka sjellë vetëm rritje çmimesh dhe faturash për qytetarët.

Duke shtuar se, kur nuk ka arritje konkrete për të treguar, “kthehesh te propaganda aty ku LVV është kampione e padiskutueshme”.

Postimi i plotë:

Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.

Related Articles