Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
“Sot dështuam sërish të konstituojmë institucionet, vendi është në krizë, ekonomia është në krizë. Është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten. Sot, pat përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrijmë të bëjmë marrëveshje për të mirën e qytetarit. Për keqardhje!”, ka thënë Çitaku.