Çitaku: S’ka nevojë të jesh oficer inteligjence për të kuptuar qëllimin e saj

Çitaku: S’ka nevojë të jesh oficer inteligjence për të kuptuar qëllimin e saj

Ish-ambasadorja, Vlora Çitaku ka bërë një postim lidhje me ndalimin e Daria Aslamova, e dyshuar si spiune e inteligjencës ushtarake ruse.

Aslamova kishte provuat të hynte në Kosovë nga pika kufitare në veri të vendit.

Çitaku është shprehur se nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj.

“Daria Aslamova është arrestuar sot teksa ka tentuar të kalojë kufirin nga Serbia për në Kosovë Ajo është një apologjetike e Putinit dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh noficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj. Aslamova tani është në paraburgim”, ka shkruar tutje ajo.

Related Articles