Çitaku: Specialja po deformon drejtësinë – Kurti përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën

Çitaku: Specialja po deformon drejtësinë – Kurti përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër veprimet e Gjykatës Speciale dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen kundër krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka deklaruar se ajo që po bën Gjykata Speciale është “deformim i drejtësisë dhe përndjekje”, ndërsa ka shtuar se heshtja e institucioneve të Kosovës është “shurdhuese”.

Sipas saj, liderët e UÇK-së nuk mbrohen me “fjalime boshe apo deklarata populiste”, por me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale.

Ajo ka theksuar se Ministria e Jashtme dhe Presidenca do të duhej ta kishin këtë çështje si prioritet kombëtar, por luftëtarët, sipas saj, janë braktisur nga institucionet.

Duke iu referuar kryeministrit Kurti, Çitaku tha se “ai që nuk ngurron të sulmojë gjyqtarë e prokurorë në Kosovë, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën”.

Related Articles