Çitaku: Zemra mu bë mal sot, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës tonë, pa asnjë incident

Çitaku: Zemra mu bë mal sot, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës tonë, pa asnjë incident

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, u shpreh e emocionuar pas protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë madhështore dhe dinjitoze.

Ajo theksoi masovitetin dhe qytetarinë e pjesëmarrësve, duke përmendur edhe një çift nga Shkupi që kishin ardhur me foshnjën e tyre për të marrë pjesë.

“Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës tonë, pa asnjë incident”, shkroi Çitaku, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Related Articles