Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur zhgënjyes lajmin për procesin e liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka asnjë lloj kuptimi ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, derisa qytetarët nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Postimi i saj i plotë:
Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen