Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se qe një javë i është bllokuar llogaria në rrjetin social Facebook.
Sipas saj, llogaria i është bllokuar shkaku i raportimeve, derisa ka edhe një mendim se kush ka mundur ta raportojë.
“Ka një javë që llogaria ime në Facebook është bllokuar, për shkak të raportimeve. Ata që më kanë ndjekur në rrjetet sociale e dinë mirë sa korrekte jam në komunikimin tim publik. Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”…nga fqinjësia veriore. Po këtu si e verifikuar jam :-)”, ka shkruar Çitaku./Gazeta Enigma/
Ka një javë që llogaria ime në Facebook është bllokuar, për shkak të raportimeve.
Ata që më kanë ndjekur në rrjetet sociale e dinë mirë sa korrekte jam në komunikimin tim publik.
Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”…nga fqinjësia veriore.
Po këtu si e verifikuar jam :-)— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 13, 2022