City është gati të paguajë 150 milionë euro për Harry Kane

City është gati të paguajë 150 milionë euro për Harry Kane

Manchester City si duket është dorëzuar përballë kërkesave të Tottenham Hotspur për Harry Kane.

Kampioni në fuqi i Anglisë i është kërkuar të paguajë hiq më pak se 150 milionë euro për transferimin e sulmuesit anglez.

City dëshironte që ta përfshinte portugezin Bernardo Silva në ofertë, por Spurs këtë e kanë hedhur poshtë.

Skuadra londineze kërkon vetëm para 150 milionë euro për ta lënë të lirë kapitenin e tyre.

Sipas asaj që ka raportuar The Guardian, City është pajtuar të paguajë këtë shumë për transferimin e anglezit.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Kane do të bëhej anglezi më i shtrenjtë në histori.

Gjithashtu edhe do të thyhej rekordi si lojtari më i shtrenjtë që nënshkruan me një skuadër angleze.

Related Articles