Jack Grealish pritet që gjatë afatit kalimtar veror të largohet nga Aston Villa, raporton Gazeta Enigma.
Mesfushori anglez ka dy vite që shkëlqen në Ligën Premier, teksa pas tij janë vënë skuadrat më të mëdha angleze.
Kampionët e ri të Anglisë, Manchester City po shihen si skuadra favorite për të nënshkruar me yllin anglez.
Daily Mail ka shkruar se Citizens janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro për ta bërë Grealishin futbollistin anglez më të shtrenjtë në histori.
Por edhe nëse zyrtarizohet ky transferim, Grealish nuk pritet të mbajë shumë këtë rekord, pasi Harry Kane që do të largohet gjithashtu në verë nga Tottenham Hotspur pritet të shitet rreth 150 milionë.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola e pëlqen shumë Grealishin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij.
Por përveç mesfushorit të Villas, në Etihad Stadium mund të zbarkojë edhe Harry Kane pas kampionatit evropian.
25-vjeçari Grealish këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.
Në garë për shërbimet e tij janë edhe Liverpool, Arsenal e Manchester United./Gazeta Enigma/