Çka dihet për serbin e arrestuar sot në veri nga Policia e Kosovës?

Çka dihet për serbin e arrestuar sot në veri nga Policia e Kosovës?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin Milun Milenkovic-Llune, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviqin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”.

Nga të dhënat që ndodhen në Internet, del se z. Millenkoviq Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti luftarak.

Ai madje del se edhe është paraqitur për media në këtë rol, duke folur nga klubi i tij i boksit.

Related Articles