Çka do të ndodh sot në Kosovë

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës, 16 nëntor 2021:

10:00 Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) 

10:00 Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

10:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

10:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën tre mujore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00 Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konference për medie. (Në zyet e KDI-së) 

12:00 Vëzhguesit e BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

13:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

15:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

17:00 Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës. (Dit’ e Nat’, Prishtinë)

17:00 Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

19:00 Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

19:00 Hapet e Galeria 17 me ekspozitën e parë “Make me coffee make me a sandwich”, kuruar nga Natalija Vujošević. (Rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë)./Gazeta “Enigma”/

Related Articles