Çka do të ndodh sot në Kosovë

Çka do të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës:

10:00 Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, Malishevë) 

10:00 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ të të drejtatve të grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli “Emerald”)

10:00 Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës, Deçan)

10:00 Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës)

12:00 Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42) 

13:00 Grupi Parlamentar i AAK-së mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) 

13:00 Admovere bën promovimin e raportit “Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë”. (KultPlus Caffe”, Prishtinë)

14:00 Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) 

18:00 Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

18:00 Galeria 17 organizon ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich. (Galeria 17, Prishtinë)

19:00 Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës vjetore. (Galeria e Artëve të Kosovës)/Gazeta “Enigma”/

Related Articles