Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës: 29 dhjetor 2021

08:30 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit, për të prezantuar të arriturat dhe zhvillimet e punës në KPMM për vitin 2021. (Salla e takimeve të KPMM-së)

09:00 Mbahet mbledhja e 274-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (Platforma Zoom)

10:00 Kryetari i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (SOS Fshati, Prishtinë) 

10:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK, lidhur me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

10:30 Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi mban konferencë për medie. (Stacioni i autobusëve, Qendra e patentë-shoferëve, Prishtinë) 

11:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) 

11:00 Kryetari i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqata “Handikos”, Prishtinë

12:00 Kryetari i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqatën Down Syndrome Kosova) 

14:00 Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajnë konferencë për medie, në të cilën prezantohen rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2021. (Zyra qendrore e ATK-së) 

14:30 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fund vitit, organizon pritje për përfaqësuesit e medieve. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes). /Gazeta “Enigma”/

Related Articles