Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:30
Mbahet seanca përgatitore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

10:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

10:00
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, mbajnë konferencë për medir. Prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së)

10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë)

10:00
Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

11:00
Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon mbajnë konferencë për medie për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK). (Hotel “North City”, Mitrovicë veriore)

13:30
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Objekti i ministrisë)

15:00
Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

Related Articles