Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama, ka dhënë një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të këtij posti që u mbajt në Presidencë.
Rama tha është dorëhequr sepse ka qëndruar gjatë në këtë pozitë.
“Kam qëndruar mjaft”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkaq në vend të tij sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar Bashkim Jasharin, si komandant i Forcës së Sigurisë./Gazeta Enigma/