Çka tha trajneri i Kosovës një ditë para përballjes me Greqinë?

Çka tha trajneri i Kosovës një ditë para përballjes me Greqinë?

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, dje në konferencë për media ka folur rreth ndeshjes me Greqinë në “Fadil Vokrri”.

Giresse tha se do të ketë ndryshime në formacion, por nuk bëri të ditur se në cilat pozita do të jenë ndryshimet.

“Nuk do ta zbulojmë formacionin me të cilin do të paraqitemi nesër, të vazhdojmë me këtë ritën, me një fitore tjetër”, është shprehur Giresse.

Ai theksoi edhe problemet që po has me mbrojtjen, për shkak të numrit të limituar në krahasim me pjesën ofensive.

“Nëse marrim parasysh grupin, shohim paska probleme në aspektin defansiv, krahasuar me pjesën ofensive, ku kemi më shumë lojtarë”

“Por, padyshim jemi mësuar me Mërgim Vojvadën, në anën tjetër e kemi Florent Hadergjonajn, pjesa defensive është e limituar, por ne do të tentojmë me lojtarët që kemi në dispozicion të bëjmë zgjidhjen më të mirë”.

“Nuk do të ju referohem ndeshjeve të kaluara, lojë të cilët kanë përfunduar kanë përfunduar”.

Francezi tregoi se e kanë studiuar në hollësi lojën e Greqisë, ku tha se do të tentojnë të paraqiten në stil dominues, siç tha ai, sikurse ndaj Qipros..

“Veçse e kemi filluar këtë kampanjë me fitore ndaj Qipros, dhe e kemi studiuar lojën e Greqisë ndaj Irlandës”.

“Ne shikojmë lojën ndaj Qipros, do të duhet të kuptojmë, pjesa e parë s’ka qenë e mirë në shumë aspekte edhe përgjigjja e lojtarëve, në pjesën teknike dhe sa i përket dhe organizimit të lojës, gjë që siç e kemi parë”.

Related Articles