Pak më parë u raportua për gjetjen e disa armëve në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë.
Lidhur me këtë rast është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë.
Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë.
Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur.
Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon”, tha ai.