Claudio Ranieri zyrtarizohet si trajner i Watfordit

Claudio Ranieri zyrtarizohet si trajner i Watfordit

Watfordi ka konfirmuar angazhimin e Claudio Ranierit në postin e trajnerit në dy vitet e ardhshme.

Strategu italian arrin në Vicarage Road me një përvojë të gjatë dhe drejtimin e klubeve të madha, si dhe fitimin e trofeve të Ligës Premier, Coppa Italia dhe Copa del Rey, gjatë karrierës së tij si trajner.

Pas karrierës 13 vjeçare si futbollist në klubet, si Roma, Catanzaro, Catania e Palermo, ai bëri emër si trajner te Cagliari në fund të viteve të nëntëdhjeta.

Ai ka qenë i njohur si trajneri e promovimit të klubeve në ligat elitare, ndërsa në vazhdim drejtoi klube si Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Inter e Monaco.

Ndërkaq, suksesin më të madh e arriti me Leicester Cityn në sezonin 2015/2016 kur i befasoi të gjithë duke e fituar titullin e Ligës Premier.

Te Watfordi, atë do ta shoqërojnë asistentët Paolo Benetti e Carlo Cornacchia, si dhe trajneri i fitnesit Carlo Spignoli. 

Related Articles