605 euro dhoma më e lirë, tha deputeti iAleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, referuar çlodhjes së Albin Kurtit i cili ia mësyu simpoziumit filozofik “Summi” në një ishull grek.
Haradinaj në “Politiko” ka thënë se Kurti qëndroi sot në Greqi, ku nata në një dhomë standarde kushton 605 euro.
“Kurti sot nëpër ishuj të Greqisë me pantollona të shkurtër në seancën e 48, nata në një dhomë me e lira 605 euro, dje sot dhe pardje”, ka thënë Haradinaj.