Clujin e vërshojnë ofertat për Ermal Krasniqin, njëra prej tyre nga Serie A

Clujin e vërshojnë ofertat për Ermal Krasniqin, njëra prej tyre nga Serie A

Ermal Krasniqi ka shkëlqyer me fanellën e CFR Clujit që nga transferimi i tij në afatin kalimtar të dimrit nga Ballkani.

Paraqitjet e mira të Krasniqit kanë rënë në sy edhe te klubet tjera.

Nga klubi rumun kanë konfirmuar se kanë tri oferta në “tryezë” për futbollistin kosovar.

Njëri nga financuesit e CFR Cluj, Nelutu Varga ka thënë një deklaratë se për Krasniqin ata kanë pranuar tri oferta.

“Për Krasniqin janë 3 oferta. Ka oferta të qarta, por jo vetëm për të. Janë 7 lojtarë që kanë oferta dhe do të shohim në verë se çfarë do të vendosim”, tha Varga për mediumin rumun, ProSport.

Ky medium raporton se klubet e interesuara për Ermal Krasniqin janë Torino, Fiorentina dhe Mallorca. Interesim për Krasniqin ka shprehur edhe Lazio.

Cluj kërkon pesë milionë euro për shërbimet e futbollistit këmbëshpejt nga Kosova.

24-vjeçari u transferua te Cluj nga Ballkani i Suharekës në janar të këtij viti për, siç raportohet, 200 mijë euro.

Related Articles