Klubi Futbollistik “Llapi” të enjten që lamë pas zhvilloi ndeshjen e parë në Conference Leagu ku u ndesh me malazezët e Buducnostit.
Skuadra shqiptare nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas të cilët përveç fyerjeve raciste, ata edhe hodhën gjësende te forta në drejtim të bankinës së Llapit, shkruan Demokracia.com.
Ekipi i Tahir Batatinës u mposht me rezultat 2:0, megjithatë ai po beson se ky avantazh i malazezëve mund të përmbyset në ndeshjen e kthmimit, por që u ka bërë thirrje gjitha grupeve të tifozëve të vijnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’i mbështetur “Legjendat” në mënyrë që të krijojnë ë një atmosferë sa më të mirë në stadium.
Kjo gjë sipas mediave serbe, që gjithmonë vetëm shpikin situata, është konsideruar si thirrje për sulm ndaj ekipit kundërshtar.
“Skandaloze, klubi shqiptar i thërret gjithë tifozët të bëhen bashkë për të krijuar kaos në ndeshjen e kthimit”, është titulli i portalit nacionalist serb Kurir.
“Ata kanë liruar edhe biletat vetëm që numri I tifozëve të jetë më i madh në mënyrë që ta përmbysin kundërshtarin”, vazhdon ky portal i cili njihet për shkrimet skandaloze që bënë kundër Republikës së Kosovës.
Gjithsesi, ndeshja Llapi – Buducnosti luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe aty pritet të jetë një atmosferë festive.