Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar targat që reperi Rigels Rajku apo ndryshe i njohur me emrin artistik, Noizy, ka blerë për një ndër makinat e tij luksoze.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Good morning Albanians” , Gonxhja zbuloi se: “Kjo targë që ka marrë këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra”, tha ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se të tilla targa mund të barten nga një mjet te tjetri, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.