Çmime ekstreme: Rreth 5 euro një kilogram speca në Kosovë

Çmime ekstreme: Rreth 5 euro një kilogram speca në Kosovë

Muajt e fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të produkteve bazë, të cilat dita e ditës do të bëhen të papërballuashme për qytetarin, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Në mesin e shumë produkteve tjera që tani më i kanë çmimet e rritura, ditëve të fundit “çmime astronomike” po kanë edhe perimet.

Në një market, shihet se kilogrami i specave kushton hiç më pak se  4.79 euro.

Çmim thuajse i njëjtë është në tri llojet e specave të ekspozuar.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i çmimit të bukës./Gazeta Enigma/

Related Articles