Bota e futbollit ka evoluar dukshëm vitet e fundit duke e krahasuar atë me të kaluarën. Disa prej futbollistëve më të mirë i përkasin të kaluarës, teksa shumë kush pyet se sa do të kushtonin ata sot.
Në rastin e Maradonës, “PlayRatings” (përgjegjës për algoritmin) ka hipotezuar se vlera e tij në treg në fund të sezonit 1986/87, në të cilin ai fitoi titullin e Serisë A, i kalonte 390 milionë stërlina.
Duke marrë si referencë disa nga transferimet më të larta në histori, si i Neymarit nga Barça te PSG, gazeta britanike “The Sun” ka bërë një krahasim me paratë që disa skuadra do të kishin investuar nëse këto transferime të shumë viteve më parë do të ishin kryer në vitin 2021.
Interi do të duhej të shpenzonte afër 400 milionë stërlina për të marrë “Fenomoenin” brazilian nga Barcelona, ndërsa transferimi i Maradonës te Napoli do të kushtonte më shumë se 300 milionë stërlina.