Çmimi i biletave të linjave ajrore do të rriten “pa dyshim”, krejt kjo po ndodh si rezultat i rritjes së kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore.
Çmimet e naftës janë rritur ndërsa ekonomitë rimëkëmben ngadalë nga pandemia Covid19, gjithashtu ngritja e çmimeve po ndodh edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), shkruan BBC.
Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathroë “duhej të ishte përgatitur më mirë” për të shmangur ndërprerjet e fundit.
Pushuesit duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.