Çmimet e larta, Kastrati: Qeveri e kalamajve, nuk merr asnjë masë

Çmimet e larta, Kastrati: Qeveri e kalamajve, nuk merr asnjë masë
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka cilësuar “qeveri të kalamajve”, Qeverinë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se në një kohë të ngritjes së çmimeve, kjo qeveri s’ka marrë asnjë masë për zbutje të krizës.

“Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kastratit:

Çmimet ekstremisht të larta. ASNJË masë nga qeveria e kalamajve për zbutje të krizës.

Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh.

Një shoqëri e tërë në deprimim!.

Related Articles