Çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë në tregjet ndërkombëtare nën 98 dollarë, nën presionin e frikës së një recesioni dhe përkeqësimit të pandemisë COVID-19 në importuesin më të madh në botë, Kinën.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 31 centë më i ulët se kur u mbyll tregtimi dje dhe arriti në 97.61 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi u tregtua me 50 centë më të ulët, me 91.29 dollarë.
Ndjenja e tregut u rrit të hënën nga një raport që zyrtarët kinezë po shqyrtojnë lehtësimin e kufizimeve të rrepta që synojnë frenimin e përhapjes së Covid-19.
Por një numër qytetesh kineze, përfshirë Guangzhou, kanë parë përsëri më shumë raste të reja të koronavirusit, duke reduktuar perspektivën të një lehtësimi të masave.
“Duhet kujtuar se toleranca zero e Kinës ndaj valëve të reja të infeksionit COVID ishte arsyeja kryesore për uljen e konsiderueshme (parashikimit) të kërkesës botërore për naftë muajin e kaluar”, të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, tha analisti i PVM, Tamas Varga.