Nëpër tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës ka pësuar rënie prej mbi pesë përqind.
Kërkesa për naftë pritet që të dobësohet, duke bërë që bankat qendrore të vazhdojnë t’i rrisin normat e interesit si masë për luftimin e inflacionit.
Çmimi për barrel në tregun londinez javën e fundit pësoi rënie prej 5.4 përqind, apo në 81.6 dollarë, përderisa në tregun amerikan një barrel është shitur për 5.6 përqind më lirë, ose me çmim 77.87 dollarë, raporton Hina.
Kjo rënie e çmimit ka pasuar pas një ngritjeje katërjavore dhe pritjeve për shtim të kërkesës.