Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur në 6,49 euro

Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur në 6,49 euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte vlerësuar se viti 2021 kishte qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve. Por, rritje të çmimeve po vërehen edhe në fillim të vitit 2022, shkruan Gazeta Enigma.

Në valën e rritjes së çmimeve të produkteve elementare ushqimore, është vërejtur rritja e çmimit edhe në speca.

Një kilogram speca djegës po shitet me çmim deri në 6,49 euro nëpër marketet e Kosovës.

Kujtojmë se ngitje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera. /Gazeta Enigma/

Related Articles