Opinionisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bllokimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai u shpreh se çdo ditë që zvarritet konstituimi i Kuvendit, është skenar që i shërben Albin Kurtit.
“Duhet të themelohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, që pastaj çfarëdo shkelje kushtetuese, grupet parlamentare, qoftë i PDK-së, qoftë i LDK-së, apo i ndonjë subjekti tjetër, ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese”.
“Mendoj që çdo ditë që zvarritet konstituimi i Kuvendit, do të thotë kryerja e kësaj pikës së parë validimi i mandatit të deputetëve, është skenar që i shërben Albin Kurtit dhe partisë në pushtet”, tha tutje Çollaku.