A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa futbollistë luajnë me çorape të grisura gjatë një ndeshjeje futbollit? Për këtë ka një arsye mjaft të veçantë.
Lojtarët në përgjithësi hapin vrima në çorapet e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë presionin mbi muskujt e pulpit.
Për lojtarët që kanë muskuj të fryrë të këmbëve, çorapet mund të rezultojnë veçanërisht të dhimbshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen dhe qarkullimin efektiv të gjakut, si dhe në frymëmarrje.
Prandaj, lojtarët shpesh vendosin për të prerë çorapet e tyre, në mënyrë që të evitojnë këtë problem dhe të ndihmojnë në përmirësimin e lojës së tyre.
Bellingham ishte njëri ndër lojtarët e parë që kishte filluar të praktikonte këtë metodë. Kjo fitoi vëmendje të veçantë katër vjet më parë kur Kyle Walker dhe Danny Rose u panë shpesh me çorapet e tyre të grisura kur paraqiteshin për Anglinë.
Ish-lojtari i Valencias, Ezequiel Garay, një herë u detyrua të ndërronte çorapet e tij për një palë të reja, pasi gjyqtari mendoi se çorapet e grisura nuk përfaqësonin kodin etik të veshjes sportive.
Lojtarë tjerë si Jack Grealish kanë gjithashtu një mënyrë interesante të veshjes së çorapave duke mos i ngritur ato deri në gjunjë dhe për këtë ai shpesh ka thënë se e ndihmon të ndihet më rehat gjatë ndeshjes.