Costa nga Mali i Zi: Do të ishte mirë t’i bashkoheshit BE-së edhe para vitit 2028

Costa nga Mali i Zi: Do të ishte mirë t’i bashkoheshit BE-së edhe para vitit 2028

Para vizitës së tij në Kosovë, presidenti Këshillit të Evropës, Antonio Costa, është duke realizuar takime në Malin e Zi, ai së fundmi u takua me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, me të cilën mbajtën një konferencë për media.

Costa para të pranishmëve tha se nëse Mali i Zi bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028 është një slogan i mirë, sipas tij, do të ishte domethënëse nëse do të ndodhte kjo edhe më herët.

“Është shumë e rëndësishme të ruani marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj, veçanërisht me ato vende që janë tashmë anëtare të BE-së”, tha Costa për malazezët.

Costa tha se mezi po e pret të vazhdojë punën e përbashkët nesër në takimin me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së

Costa do të vijë edhe sot për vizitë në Kosovës pasdite, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë konferencë për media.

Related Articles