Costa shkon në Shqipëri, pritet nga Rama

Costa shkon në Shqipëri, pritet nga Rama

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

I njëjti dje ishte edhe në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ai u prit nga kryeministri Edi Rama.

Costa do të marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian që do të bëjë bashkë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16 maj.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, që do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Tema e takimit që mbahet në kryeqendrën shqiptare është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Related Articles