Costa viziton sot Kosovën, Policia njofton se cilat rrugë do të jenë të bllokuara

Costa viziton sot Kosovën, Policia njofton se cilat rrugë do të jenë të bllokuara

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

 “Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles